Në QKUK kryhet me sukses një operacion i vështirë në zemër

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.
Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare,i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.
“Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator”, bëhet e ditur në njoftimin e SHSKUK-së.
Tutje, bëhet e ditur se pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake./21Media

Back to top button