Bastisje në Rogovë, konfiskohen armë

Në fshatin Rogovë të Gjakovës mëngjesin e djeshëm është arrestuar një person. Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm.
Policia bëri të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button