Aksident trafiku, lëndohen tre persona

Rasti ka ndodhur dje në Prizren

Në raportin e dërguar nga Policia thuhet se dje në fshatin Hoqa e Qytetit, në Prizren është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor./21Media

Back to top button