Mbyllen gërmimet për personat e zhdukur në Rashkë

Deri tani nuk është gjetur asgjë

Sot kanë përfunduar gërmimet në Kizhevak të rajonit të Rashkës në Serbi ku dyshohej për një varrezë masive me trupa të shqiptarëve. As pas 140 ditë pune në këtë vend nuk është gjetur asgjë.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha për Kp se punimet që kishin filluar në fund të vitit 2015 në kuptimin e gërmimeve vlerësuese për dyshime për një varrezë masive tani në të pestën herë të ndërprera dhe të vazhduara u përmbyllen pa gjetje.

Sipas tij, vendi dhe lokacioni i cili është dyshuar ishte sipas informacione gjithnjë të palës serbe dhe mund të jetë burim i mashtrimeve.

“Porsa u kthyem nga Kizhovaku i regjionit të Rashkës në Serbi ku punimet që kishin filluar në fund të vitit 2015 në kuptimin e gërmimeve vlerësuese për dyshime për një varrezë masive tani në të pestën herë të ndërprera dhe të vazhduara u përmbyllen pa gjetje. Vendi dhe lokacioni i cili është dyshuar sipas informacione gjithnjë të palës serbe… Normalisht se ne kemi shpresuar duke u mbështetur në informatat sipas tyre shumë të besueshme, nëse nuk ka qenë ndonjë lojë apo është gabuar pika për të cilën ata(serbët) thonë që kanë pasur dëshmitarë”, tha Gjetaj.

Ai shtoi se për të regjioni i Rashkës është i pa mbyllur për arsye se rastet e iniciuara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur nuk janë futur në agjendën e vlerësimit deri më tani si Jallovishta te Rudnica, liqeni në drejtim të rrugës për Kopaonik dhe regjioni i Novi Pazarit.

“Megjithatë regjioni i Rashkës për ne është i pa mbyllur për arsye se kemi dhe pika tjera, të cilat ne i kemi iniciuar dhe nuk janë futur në agjendën e vlerësimit deri më tani si Jallovishta te Rudnica liqeni në drejtim të rrugës për Kopaonik e kështu me radhë, pastaj edhe lokacionet të dyshuara në regjionin e Novi pazarit”, tha Gjetaj.

Gjetaj tha se janë edhe 1660 qytetarë të Kosovës që konsiderohen të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Back to top button