Në Rogovë të Hasit po ndërtohet Qendra e Kulturës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se në Rogovë të Hasit po ndërtohet Qendra e Kulturës.
Kjo qendër do të ofrojë hapësirë moderne e cila përfshin sallën kryesore teatrale më kapacitet deri 420 ulëse, bibliotekën, sallën e seminareve, sallën e sporteve marciale, e gjithashtu arkivin dhe hollin për ekspozita.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se është e përkushtuar që punimet të përfundojnë sa më shpejt, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës kulturore dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore./21Media

Back to top button