Në shkollë me thikë e pistoletë

Në zbatim të planit operativ “Siguria në shkolla”, me kërkesë të Drejtorisë Komunale të Arsimit Gjakovë dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, Policia e Kosovës sot në Gjakovë ka realizuar kontroll për siguri në shkollën e mesme “Hajdar Dushi”.
Në një klasë, tek një nxënës është gjetur një thikë, pistoletë dhe 7 fishekë.
Rastin, që ka ndodhur të martën, për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Ai ka treguar se në konsultim me prokurorin kujdestar për krime të rënda është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Babloq të Deçanit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gazë e llojit Gamo , si dhe 14 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar për 24 orë./21Media
 

Back to top button