Zelensky i bën thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet kundër Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet ndaj Moskës, duke përfshirë edhe vendosjen e një embargoje tregtare ndaj mallrave ruse.
Në një fjalim me video në parlamentin japonez në Tokio, Zelensky vlerësoi Japoninë për presionin mbi Rusinë.
Japonia i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj bankave, bizneseve dhe individëve rusë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Pa dhënë prova, presidenti i Ukrainës tha se forcat ruse po përgatisnin sulme të reja nga zona e përjashtuar rreth stacionit të energjisë bërthamore të Çernobilit. Ai tha gjithashtu se kishte marrë raporte se Rusia mund të përgatitet të përdorë armë kimike./21Media