Në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokohen disa akse nacionale

Bllokohen disa akse nacionale përfshirë autostradën Tiranë-Durrës

Dhjetëra banorë në Durrës, kanë bllokuar për disa minuta autostradën që lidh këtë qytet me kryeqytetin.

Protesta është zhvilluar në zonën e Sukthit dhe kryesisht, banorët kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ndërkohë, bllokime rrugësh ka pasur edhe në akse të tjera nacionale në vend, si ai Fier-Vlorë, Korçë-Pogradec apo Rruga e Kombit në zonën e Milotit.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit. Banorët atje kanë bllokuar rrethrrotullimin në zonën e Bradasheshit./Oranews

Back to top button