Në SHSKUK po trajtohen 196 pacientë me COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 196 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë duke u trajtuar nëpër spitale.
Sipas SSHKUK-së, 119 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 4 pacientë në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë./21Media