Në ShSKUK po trajtohen 22 pacientë post- Covid
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës po trajtohen 33 pacientë, 22 post-Covid dhe 11 të tjerë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 dhjetor se në Kosovë janë shënuar edhe 13 raste të reja me koronavirus./21Media