Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 4 pacientë me COVID-19 nga Shqipëria

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 4 pacientë me COVID-19 nga Shqipëria.
Ndërkaq në tërë SHSKUK-në, në trajtim mjekësor janë 38 pacientë, prej tyre 13 të konfirmuar me COVID-19 dhe 25  persona të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID-19,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient,
Spitali i Prizrenit, 1 pacient,
Spital i Pejës, 5 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, si dhe
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID19 në Kosovë është 428./21Media

Back to top button