LDK e pret fitoren edhe në Dragash

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot deklaroi se pas fitores në 7 komuna, po pret fitore edhe në Dragash.
Ai theksoi se mbi 170 mijë votave për asamble, është arritje e madhe për partinë që udhëheqë.
“LDK në këto zgjedhje ka fituar Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Fushë Kosovën, Vitinë, Junikun – dhe pas përfundimit të votave të mërgatës, do të fitojë dhe Dragashin. Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë.”, deklaroi i pari i LDK-së.
Ai i uroi kryetarët e rinj si dhe iu uroj shërbim të denjë ndaj qytetarëve, pa dallim, si dhe i uroi kandidatët e tjerë që s’fituan, që siç u shpreh ai, pavarësisht rezultatit final, dhanë gjithçka.
“LDK do të vazhdojë punën në rrugën e rigjetur. Me njerëz më shumë, punë më shumë, bashkudhëtim më shumë. Një e ardhme e ndritur na pret përpara. Për këtë të mbetemi të sigurtë.”, shkroi Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button