Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me Covid-19

 

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 40 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kurse, në respirator janë 3 pacientë.

“4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

Back to top button