Në Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje pritet 45 minuta

Në vendkalimet kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është 45 minuta.
Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata, ka informuar Lidhja Automote e Maqedonisë së Veriut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Komunikacioni në akset shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata, shkruan TV21./21Media

Back to top button