Conte merr ofertë nga kombëtarja e madhe evropiane

Raportet në Itali sugjerojnë se Federata Hollandeze e Futbollit ka kontaktuar me Antonio Conten për të parë nëse ai është i interesuar për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje, por raportohet se ish-trajneri i Interit ka kërkuar kohë, sepse është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë klub i madh evropian.
Trajneri është pa punë pasi ka përfunduar kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë, pavarësisht se e ka fituar titullin e Series A.
Si pjesë e marrëveshjes me “Neroazzurrët”, Conte nuk mund të angazhohet në ndonjë klub të ri në Serie-A për sezonin e ardhshëm.
Ai ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madridin gjatë verës.
Frank De Boer ka qenë trajner i Holandës, por ka dhënë dorëheqje pasi nuk ka arritur sukses në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Back to top button