Në Teatrin Adriana u dha premierë shfaqja “Fuego”

Në Teatrin Adriana në Ferizaj, të shtunën u dha premiera e shfaqjes “Fuego” me autor Shpëtim Selmani, regjisor Fadil Hysaj dhe aktorë Bajrush Mjaku e Shpëtim Selmani.
“Fuego” është ndër dramat e pakta në dramaturgjinë bashkëkohore shqiptare, e cila trajton problematika të mëdha me qasje minimaliste dramaturgjike. Ngjarja e kësaj drame ndodh në një dyqan servisi të pajisjeve të prishura shtëpiake. Një burrë dhe një djalë bien në konflikt rreth kusurit të një pagese prej 3 eurosh, të cilat nuk ka t’ia kthejë burri i cili e ka riparuar ngrohësen FUEGO.
Shfaqja synon së paku të prek burimet e negativitetit të akumuluar pa pretendimin e gjetjes së shkakut fillestar, pa pretendimin që të japë përgjigje se si duhet të çlirohemi prej atij vreri. Mjafton të evidentohet problemi. Kjo është e pakta që mund të bëhet përmes një vepre arti.
Në premierën e kësaj shfaqje që u prit shumë mirë nga publiku, ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./21Media

Back to top button