Në Tiranë mbahet Parada e Krenarisë

Me moton ”Ne jemi familje”, anëtarët e komunitetit LGBT+ sot e kanë mbajtur Paradën e Krenarisë.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorja e Suedisë, Holandës dhe Gjermanisë dhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë janë solidarizuar me këtë marshim, shkruan Ora News
Anëtarët e këtij komuniteti mbajtën marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më pas përshkruan zonën e Bllokut, për të arritur n në sheshin “Nënë Tereza” ku u mbajt edhe një koncert.
Ajo që u vu re ishte se asnjë politikan shqiptar nuk i është solidarizuar këtij marshimi solidarizues./21Media


Back to top button