Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Tiranë u protestua në mbështetje të Kosovës

Me moton “Dje, sot, nesër përjetë bashkë”, disa qytetarë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë protestuar të premten në Tiranë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit, shkruan Oranews.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Protestuesit i kërkojnë Qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah i Kosovës.

Ishte një thirrje e bërë një ditë më parë në rrjetet sociale që ftonte qytetarët të mblidheshin në sheshin para selisë së qeverisë në Tiranë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button