Havolli flet për Samitin e Triestes

Në Trieste do të nënshkruhet traktati i komunitetit të transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Sokol Havolli në “Click” të RTV21 ka thënë se në Samit e Triestes në Itali një ndër pika kryesore do të jetë nënshkrimi i traktatit të komunitetit të transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Havolli po ashtu tha se Kosova për herë të parë nënshkruan një traktat ndërmjet disa shteteve dhe se pas nënshkrimit të këtij traktati do t’i ketë edhe sesionet tjera të zakonshme që zhvillohen anash sesionit kryesorë, shkruan rtv21.tv

“Pas sesionit plenarë del deklarata e presidencës ku parimisht përmenden sukseset e arritura deri tani dhe përmendet rruga se kah do të shkojë ky proces”, tha Havolli.

Ndryshe Samiti i Triestes është pjesë e asaj që quhet proces i Berlinit. Iniciativës së BE per integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka nisur me 2014 me një takim në kryeqytetin gjerman dhe që atëherë përben iniciativën kryesore diplomatike të BE për zgjerim dhe inkuadrim të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun që tashmë përbëhen nga 28 vende.

Ky samit ishte mbajtur në Berlin ,Vjen dhe Paris dhe këtë javë mbahet në Trieste. Në samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë dhe përfaqësues të BE- nga Brukseli./21Media

Back to top button