“Është vështirë të afatizohen proceset integruese”

Ujkani ka folur për proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Eksperti i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani në “Click” të RTV21 duke folur për Samitin e Triestes i cili do të mbahet këtë viti dhe për Samitin e Berlinit i cili u mbajt para disa viteve th se zgjatja e afatit të procesit të Berlinit është më tepër pjesë e një dinamike të re në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor po futen në përgjithësi.

Kjo sipas Ujkanit sepse është vështirë që të afatizohen proceset integruese dhe duke e para situatën e vështirë me të cilën po përballet BE më Ballkanin Perëndimor prandaj ai tha se duhet të shpejtohet agjenda e këtij samiti.

Ndryshe Samiti i Triestes është pjesë e asaj që quhet proces i Berlinit. Iniciativës së BE per integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka nisur me 2014 me një takim në kryeqytetin gjerman dhe që atëherë përben iniciativën kryesore diplomatike të BE për zgjerim dhe inkuadrim të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun që tashmë përbëhen nga 28 vende.

Ky samit ishte mbajtur në Berlin ,Vjen dhe Paris dhe këtë javë mbahet në Trieste. Në samit marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë dhe përfaqësues të BE- nga Brukseli./21Media

Back to top button