Në vend të Kurtit, Haxhiu e Sallahu i bien kah Prokuroria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhaiu dhe zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i bien kah Prokuroria Speciale.

RTV21 ka provuar të marr një deklaratë nga Haxhiu, megjithatë e njëjta ka refuzuar ta komentojë ftesën e Prokurorisë për Kurtin.

Haxhiu tha se Kurti ndodhet në një vizitë jashtë vendit.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, nuk është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale, ku ka qenë i ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal.

Edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga Kryeministria janë njoftuar se Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button