Në vendin e gomës rezervë oficerët doganor gjejnë diçka tjetër

Në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit oficerët doganor kanë parandaluar futjen e mjeteve të ndryshme të punës gjatë tentim kontrabandës.
Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasditës ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerve doganor ka deklaruar që nuk ka asgjë, derisa e njëjta është selektuar për kontroll.
Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë sipas njoftimit është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit.
Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse./21Media

Back to top button