Në veri i gjenden kallashë e municion, Elshani për RTV21: Nuk lidhet me ditën e zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 10:30 ei rezultat i angazhimeve ka pranuar një informacion se në Zveçanin e vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale.
Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të municionit dhe një elektroshok.
Për këtë çështje RTV21 ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili tha se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me ditën e zgjedhjeve.
“Policia e Kosoves ka punet e veta dhe ne baze te informatave qe kemi marre, kemi shkuar ne vendin e ngjarjes ku kemi gjetur armatim por qe nuk lidhet me diten e zgjedhjeve pasi qe policia ka punet e veta”, tha Elshani në një prononcim për RTV21.
Tutje bëhet e ditur se dy armë zjarri janë gjetur në tavanin e shtëpisë të dyshuarit.
“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, policia bënë të ditur se posedon informacione lidhur me personin e dyshuar të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.
“Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, përfundon komunikata./21Media