Shpërndarja e fletushkave në veri, hapet rast për nxitje të urrejtjes e rezistencë

Poliocia e Ksoovës ka njoftuar se mbrëmë (e hënë) rreth orës 21:40 në Mitrovicë të Veriutr është raportuar se persona të panjohur kanë shpërndarë fletushka me nxitje të urrejtjes oe përçarjesnëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri 12.02.2024 – 21:40. Raportohet se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartë cekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në fletushkat të cilat janë bërë publike në media jepen instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thehet automjeti i policisë, por gjithashtu kanë dhënë udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.

“Kur policia e Kurtit e arreston serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon”, thuhet në fletushkën e shpërndarë në veri./21Media

Back to top button