Kaloni te përmbajtja kryesore

“Në veri s’ka shkelje të të drejtave të serbëve”

Narrativa e krijuar nga Beogradi zyrtar se në veriun e Kosovës por shkelën të drejtat e njeriut të serbëve është e rrezikshme, tha ish-diplomati Blerim Canaj.  Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe të parandalojnë retorikën se në veri po shkelën të drejtat e qytetarëve serb, pasi që kjo gjë është një çështje me rëndësi të veçantë për bashkësinë ndërkombëtare

“Duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të retorikes politike dhe këtij narracionit sepse kjo është një betejë që ka zhvilluar serbia që të dal në anën e viktimës që pastaj të them të drejtën ja ka ndihmuar edhe qeveria e RKS mund të jetë e rrezikshme dhe pas kësaj retorike mund të futet e drejtat për vetëvendosje që është shumë e rëndësishme sidomos për SHBA-të që na futë në rrugë pa krye dhe pa kthim”., tha Canaj.

Një numër protestash të qytetarëve serb në veri të vendit janë përcjell me fishkëllima ndaj policëve dhe zyrtarëve të Kosovës dhe me kërkesat për Bashkiin Evropian për ndarjen e shqetësimeve për të drejtat e tyre. Arrestimi i katër të rinjve serb në veri ngjalli reagimet ndërkohë që aktivistë politikë dhe ata të shoqërisë civile të komunitetit serb në veri në shumë raste reaguan edhe ndaj vizitave të zyrtarëve të Kosovës në veri, përfshirë edhe atë të kryeninstrrit Kurti. Në disa raste policia ndaloi, siԭ i quajti, prishësit e rendit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në disa raste ka ndërhyrë për të mbyllur institucionet paralele serbe dhe ka nxjerrë dokumente nga zyrat e tyre. Por Beogradi zyrtar tha se Qeveria në Prishitnë po bën dhunë sistematike ndaj qytetarëve serbë dhe kërkoi ndihmën e pranisë ndërkombëatre në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë Arben Dashevci, ka vlerësuar se është pozitive që në këtë pjesë të vendit të pranishëm janë edhe Eulexi dhe KFOR-i.

“ Këtu është edhe KFOR edhe EULEXi pra ata e dijnë mirë se a po shkelen apo jo të drejtat e njeriut…”, tha Dashevci për rtv21

Në një deklaratë të saj, pas aksioneve të policisë së Kosovës në pjesën veriore, Ambasada e SHBA-së në Prishitnë tha se qeveria e Kosovës po e instrumentalizuar policinë e Kosovës në veri. Ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se qeveria po e vë Serbinë në një pozitë më të favorshme diplomatike.

“ Kjo ndoshta edhe si pasojë e një situatë të krijuar ku në si RKs jemi futë në kurthin e Vuçiçit dhe nuk po gjejmë dalje dhe kjo nuk është një nocion që i ndihmon Kosovës por e dëmton vendin dhe natyrisht se kjo e bie në tavolinën negociuse dhe pozitë më të favorshme dhe Kosova po rri në të njëjtin vend dhe nuk po ecë përpara”, tha Canaj

Gjendja në pjesën veriroe të Kosovës vlerësohet të jetë e qetë por e brrishtë dhe prania e forcave paqeruajtëse të NATYO-s u shtua vitin e kaluar nga rreziku i një përshkallëzimi më të madh. Trupa shtesë janë dërguar edhe gjatë këtij viti dhe pritet që atyre t’iu shtohen edhe forca të reja britanike./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button