Qeveria kritikon BE-në për qëndrimin në rastin Banjska

Një ditë pasi zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se për të marrë veprime ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë duhet pritur përfundimin e procesit gjyqësor Qeveria e Kosovës tha BE-ja nuk e bëri njëjtin veprim edhe në rastin kur ia vendosi masat Kosovës duke e bërë përgjegjëse për eksalimin në veri rast i cili është në proces gjyqësor. Sipas zëdhënësit të Qeverisë përparim Kryeziu, kjo ndërlidhje e qëndrimit të BE-së me procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin Banjksa, është vetëm arsyetim.
“Proces gjyqësor ka edhe për protestat e dhunshme dhe sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it nga grupe ekstreme e të dhunshme në maj të vitit kaluar. Por BE nuk priti përfundimin e tij para se ta bënte Kosovën përgjegjëse për eskalim dhe ta mbajë nën masa tash e më shumë se 1 vit. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj ka ofruar në vazhdimësi fakte, dëshmi dhe materiale në lidhje me grupin terrorist, ndërlidhjen e shtetit të Serbisë me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe planet e këtij grupi mbështetur nga shteti serb për aneksim veriut të Kosovës. Tash së fundmi u bë e ditur që kanë përfunduar hetimet nga Prokuroria dhe ka një aktakuzë të ngritur ndaj 45 personave të përfshirë. Ndërlidhja që po ia bën z. Stano përfundimit të procesit gjyqësor me vendimin eventual të BE na tregon se z. Stano edhe në këtë rast është më shumë e interesuar që të gjejë arsyetime për qëndrimin e deritanishëm të BE-së sesa arsye për ta ndryshuar atë, përkundër fakteve e dëshmive të shumta e të padiskutueshme”, tha Kryeziu për rtv21
Por ish- zëvendësministri i jashtëm i Kosovës në qeverisjen e LDK-së, Anton Berisha, e cilëson qëndrimin e BE-së si reagim politik në respektim të organeve të drejtësisë dhe si reagim ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës.
“Ka dy procese këtu eshët ai gjyqësor në të cilin prokuroria ka nxjerr të dhëna e mjaftueshëm për të akuzuar dhe natyrisht do të ketë një proces gjyqësor dhe procesi politik ajo çka flet BE-ja sepse BE-ja s’ka të drejtën e marrjes së vendimit të gjyqësorit por reagon politikisht dhe reagimin politik duhet parë si një respektim të organeve të drejtësisë dhe gjyqësorit por në të njëjtën kohë si reagime ndaj politikes se Qeverisë e cila është jo vetëm e pakoordinuar por edhe në kundërshtim me BE-në…”, tha Berisha.
Deputeti, Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ndërkaq thotë se BE-ja po e tregon hapur që palët nuk i trajton njëjtë, duke e ledhatuar Serbinë dhe duke ndëshkuar Kosovën.
”Nga ajo çfarë më dukje të parë duket që konkludon Stano është që ne po e ledhatojmë Serbinë dhe në një far forme duke pasur parasysh që aktakuza u ngrit me një vit vonesë, duke pasur parasysh faktin që ministri i punëve të brendshme, drejtori i policisë kanë organizuar një konferencë për media ku kanë paraqitur gjithë arsenalin e armatimit…duke pas parasysh qe sulmin në Banjskë si veprim i aneksimit të një pjese të veriut e kemi argumentuar me 5 mijë fakte, kjo më sa duket si lë përshtypje Stanos…Mendoj që është një lloj dyfytyrësie e tij karshi Kosovës dhe kjo s’është e mirë”Ajo që do duhej të bënte BE-ja menjëherë pas sulmit do të ishte që minimumi t’i hiqeshin masat Kosovës dhe t’i vendoseshin Serbisë…Kosova dhe Serbia s’po trajtohen njëjtë, institucionet tona po punojnë që kjo padrejtësi të rregullohet”., tha Rexhaj.
Një ditë më parë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, I tha mediave lokale se e vlerëson punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për përfundimin e hetimit të sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi, ka thënë Ambasada amerikane ne Prishtinë./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?