Në vjeshtë mund të ndodhin zgjedhje të parakohshme!

“Deputetët në atë kohë t’i përfitojnë benificionet financiare që i kanë me ligj”

LDK në muajin e kaluar haptas ka kërkuar zgjedhje të reja me arsyetimin se qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin.

Megjithatë një gjë e tillë sipas gazetarit, Lavdim Hamidi nuk do të ndodh deri në vjeshtë.  Ai tha se në atë kohë deputetët  do t’i mbushin dy vjet kështu që në të ardhmen ata do t’i përfitojnë benificionet financiare që i kanë me ligj.  Hamidi në emisionin “Click” në RTV 21,  tha se as opozita nuk po ka interesim për zgjedhje për shkak të temave aktuale siç është dialogu me Serbinë. Ai shtoi se opozita po pret një kohë më të përshtatshme për të rrëzuar qeverinë.

“Nuk do të ketë zgjedhje edhe disa muaj deri sa të kalojnë këto vendimet e mëdha, në vjeshtë mund të pritën zgjedhje të parakohshme, kjo qeveri prej fillimit i ka pasur problem numrat, po vazhdon në këtë mënyrë me funksionu për shkak se nuk kanë qenë të interesuar vet opozita me rrëzu qeverinë.”, tha ndër tjerash Hamidi.

Zgjedhjet e fundit në nivel qendror në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor në vitin 2017, asnjëra parti nuk ka arritur që të fitojë numrat për të formuar vet qeverinë andaj koalicionin qeveritar e formuan PDK- AAK dhe Nisma me kryeministër Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button