Piloti i policisë kishte paralajmëruar sulmin kundër regjimit
Para sulmit me helikopter në Karakas
Piloti, i cili drejtoi helikopterin dhe hapi zjarr kundër Gjykatës Supreme në Karakas, quhet Oskar Perez. Me anë të një video-xhirimi, ai qysh më herët kishte paralajmëruar se do të sulmoi institucionet shtetërore në kryeqytetin e Venezuelës, ndërsa vetën e cilësoi si kryengritës kundër Presidentit Nikollas Maduro.
Në xhirim, Perez ndër të tjera thotë se ka filluar operacioni për kthimin e demokracisë në Venezuelë dhe se ai përfaqëson koalicionin e zyrtarëve ushtarak, policor dhe civil, të cilët kundërshtojnë qeverinë kriminale. Ai me këtë rast kërkoi edhe dorëheqjen e Maduros dhe shpalljen e zgjedhjeve, shkruan rtv21.tv
Maduro më herët deklaroi se helikopteri i vjedhur i policisë ka shkrepur dy granata në drejtim të ndërtesës së Gjykatës, duke nënvizuar se është parandaluar sulmi terrorist, qëllimi i së cilit ishte përmbysja e tij nga pushteti.
Sipas tij, helikopteri ka fluturuar edhe mbi ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme. Maduro më tutje theksoi se helikopteri është drejtuar nga një pilot, i cili ka punuar për ish-ministrin e Brendshëm, Migell Tores./21Media