Në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50km/h voziti 192km/h, 300 euro gjobë për shoferin

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka shqiptuar gjobë shoferit në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas njoftimit të Policisë, mbrëmë rreth orës 21:00 është ndaluar shoferi i cili shkaktoi kundërvajtje në trafik, tejkalim të shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H i moshës 25 vjeç i shqiptoi një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button