Në Zvicër protestohet kundër Asociacionit

Qindra qytetarë kanë protestuar të shtunën në sheshin kryesor të Gjenevës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Reis Luzhnica, pjesë e asamblesë së qytetit të Zurichut ka thënë se Kosova është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshje “për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, shkruan “Letemps.ch”.
Ai ka thënë se kjo do të prodhonte një situatë si në Bosnje me Republikën Sërpska. “Nuk funksionon. Kosova është shtet multietnik”, ka thënë ai për mediumin zviceran.
Një tjetër kosovar ka thënë për këtë medium se me këtë marrëveshje do të ndahej Kosova në dysh. “Ne nuk jemi kundër popullit serb, por kundër Qeverisë së tyre”, ka thënë Bekim Hoti.

Back to top button