Nees para ndeshjes me Andoran: Jemi të gatshëm

 

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21 Michael Nees ka folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Andoras U21, ndeshje kjo e rëndësishme për kualifikime për në Kmapionativ Evropian 2023.

Ai ka deklaruar se kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur mirë për këtë sfidë dhe janë shumë të gatshëm për të bërë një paraqitje të mirë.

“Mendoj që jemi gati, kemi pasur mjaftë kohë të përgatitemi për këtë ndeshje, i kemi filluar përgatitje që tani e dy javë. Është dashur t’i fillojmë përgatitjet pak më herët pasi që shumë liga i kanë përfunduar kampionatet dhe kemi dashur që t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion sa më parë që është e mundur dhe besoj që jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme.”, tha Nees.

Trajneri i Kosovës U21 bëri të ditur se ndeshja miqësore e zhvilluar kundër skuadrës së Gjilanit i ka ndihmuar shumë për t’u përgatitur për sfidën e nesërme.

“I kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore, njëra prej ekipeve është përshtatur mënyrës se si luan Andora, normal me bashkëpunimin tonë. Dua t’i falenderojë ato dy ekipe që i kanë zhvilluar këto dy ndeshje miqësore pasi që e dimë që kampionatet kanë përfunduar dhe ato kanë ndenjur vetëm për t’i zhvilluar ndeshjet kundër nesh, ne dëshirojmë t’i falenderojmë ato dhe kemi pasur mundësi që t’iu japim të gjithë lojtarëve minutazh dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen kundër Andoras.”, theksoi Nees.

Me tutje Nees foli edhe për formacionin me të cilin mund të startojë ndaj Andoras ku tha se i ka disa ide në kokë por që ende nuk e ka vendosur përfundimisht.

“Ende nuk e kam vendosur formacionin i cili do të ballafaqohet kundër Andoras pasi dëshiroj që të përfundoj edhe seanca e sotme stërvitore pasi që kemi një lojtar që është pak i lënduar, të shohim si do të shkojë stërvitja e sotme, shpresoj që të mos kemi lëndime. I kam disa ide në kokën time por së pari kisha pasur dëshirë t’i njoftoje futbollistët për 11-shen startues pastaj t’iu njoftoj juve.”, u shpreh qartë Nees.

Back to top button