Negociatat Ukrainë-Rusi vazhdojnë nesër

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka thënë se negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë nesër më 16 mars.
“Një proces negociatash shumë i vështirë dhe viskoz. Ka kontradikta thelbësore por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit, puna në nëngrupe do të vazhdojë”, tha ai.
Rundi i së martës, bashkë me disa runde tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare./21Media

Back to top button