Neil Patrick Harris pjesë e sezonit të radhës të “Doctor Who”

Neil Patrick Harris i është bashkuar kastit të “Doctor Who” për të luajtur armikun më të madh me të cilin është përballur doktori ndonjëherë.
Lajmi u bë i ditur pasi u konfirmua edhe pjesëmarrja e Ncuti Gatëa, që kur Jodie Ëhittaker zbuloi se do të largohej nga seriali.
“Neil Patrick Harris mirë se erdhe në Cardiff! Duke luajtur armikun më të madh me të cilin doktori është përballur ndonjëherë”, bëhej e ditur në njoftim.
Neil do t’i bashkohet Yasmin Finney, që do të marrë rolin e Rose.
Emri i personazhit të Neil dhe detaje më të hollësishme rreth rolit të tij nuk janë bërë të ditura ende.
Ndërkohë, kasti po vazhdon xhirimet e serialit që do të transmetohet në vitin 2023./21Media

Back to top button