Neki Emra flet për binjakët: Në fillim kemi ba roje

Këngëtari Neki Emra sonte ishte i ftuar në emisionin veror “21 Gradë” të RTV21, me të cilin u diskutua për tema të ndryshme.
Artisti foli edhe për binjakët e tij, me ç’rast u shpreh se kur janë bërë prindër, në fillim ka qenë vështirë sa i përket gjumit.
“Në fillim kemi ba roje. Nja 1 muaj e gjysmë unë s’kom fjet pothuajse fare”, u shpreh Neki.
Por, me gjithë vështirësit, Neku tha se ja vlen, ngaqë është kënaqësi e papërshkruar.

Kujtojmë që, Neki Emra dhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2021. Ata janë bekuar me binjakë, Herën dhe Aresin./21Media

Back to top button