Vrasje e dyfishtë në Lezhë, ish-dhëndri vret me armë babë e bir

Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin, Pjetër Përnjaku dhe ish-kunatin Genti Përnjakun. Pas krimit autori është larguar.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.
“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit”, ka informuar Policia.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button