Nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës grabitet një burrë

Një grabitje është raportuar mbrëmë rreth orës 19:30 në Gjilan.
Raportohet se tre të dyshuar nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur një burri një zinxhir qafe ari dhe një orë dore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore. Ndërsa rasti është nën hetime./21Media