Vetëm dje afro 1 mijë e 500 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 473 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 21 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./21Media