Nëna e bën për spital vajzën e saj

Një grua ka sulmuar fizikisht vajzën e saj në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Për shkak të lëndimeve fëmijës i është dashur të pranojë trajtim mjekësor.

Ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton rtv21.tv.

Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmiut”, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera./21Media

Back to top button