Rrahet për vdekje një burrë në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pas një sulmi fizik nga një burrë tjetër, raporton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 10 dhjetor 2023 në Shtërpcë, dhe viktima ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, derisa me 12 dhjetor është komfirmuar nga mjekët se nuk ka arritur t’i përballojë plagëve.

I dyshuari për kryrjen e veprës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  dhe është dërguar në mbajtje, raporton rtv21.tv.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”/21Media

Back to top button