Nënpunësit shtetëror të viteve të 90-ta paralajmërojnë protestë

Sindikata e nëpunësëve shtetror të Kosovës të viteve të 90-ta dhe Sindikata e ish policëve të Kosovës të viteve të 90-ta, kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ata kërkojnë njohjen e stazhit të punës gjatë viteve të 90-ta.
“Përkundër të gjitha përpjekjeve të Sindika-tave të nëpunësëve shtetror të viteve të 90-ta,që ti bindin Institucionet vendimarrëse në Kosovë mbi domosdoshmërinë e njohjes së stazhit të punës gjatë kohës së regjimit /vitet 1990/1999,kategorisë së nëpunësëve shtetror të dëbuar dhunshëm nga puna ,në baza politike dhe nacionale nga regjimi pasi nuk janë fajtor intelekual ët e dëbuar me dhunë nga puna,por fajtor është regjimi, që për 10 vjet ua mori bukën
Përkundër përpjekjes së këtyre sindikata-ve ,që përmes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe KMDLJ,të ndikojnë te Institucionet e Kosovës mbi ndërprerjen e këtij diskriminimi makabër nga Institucionet e Kosovës,të cilët mjerisht në vend që ta rehabilitojnë këtë kategori të shumëvuajtur nga regjimi, po vazhdojnë ta shantazhojnë dhe dënojnë për shkaqet që regjimi i diskriminoj në mënyrë të vrazhdët për 10 vjet pa ndërprerë!!”, thuhet në njoftimin e këtyre sindikatave
Ata e kanë quajtur këtë si diskriminim dhe i kanë dhënë ultimatum institucioneve [që të prononcohen ose t’i ftojnë në në takim ose në të kundërtën do të mbajnë protestë./21Media

Back to top button