Nënshkrimet për tërheqjen e mjeteve të Trustit dorëzohen sot në Kuvend

Nënshkrimet e mbledhura me të cilat kërkohet lejimi i tërheqjes së 30% të mjeteve të trustit do të dorëzohen sot në Kuvend nga organizatorët e këtij peticioni.
Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesi i të grupit Adnan Jashari, të cilët më parë kanë organizuar edhe protesta duke kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Të njëjtit do të priten edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili personalisht por edhe partia që përfaqëson është kundër një tërheqjeje të dytë të Trustit.
Në seancën parlamentare të 23 qershorit pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi projektligji që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.
Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, 44 patën votuar “për”, 57 “kundër” dhe 1 “abstenim”./21Media

Back to top button