Parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell, ndërsa në fundjavë parashihet sërish valë e të nxehtit afrikan.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celcius.
Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.
Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jug, jugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjike si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese./21Media

Back to top button