Nënshkrimi i kredisë prej 49 milionë dollarësh, lajm i madh për Kosovën

Haradinaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes për Sfidat e Mijëvjeçarit është një lajm i madh për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati sot në mëngjes një takim me përfaqësues të organizatës Sfidat e Mileniumit.

Haradinaj se bashku me Petrit Selimi koordinator i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit, Haradinaj duke folur për marrëveshjen me MCC-në, tha se me Selimin kanë diskutuar për të mirat dhe investimet nga kjo marrveshje.

“Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë tanë mund ta bëjnë shpresën në Kosovë, jo në vendet tjera”, tha Haradinaj.

Selimi bëri të ditur se fondi do të mbledh mjete të shumta për energjinë efiçente dhe sundimin e ligjit, duke shtuar se fondi do të mbledhet se shpejte. “ Fondi do te themelohet në fund të këtij viti. Do të derdhen mjete me eficiencë të energjisë dhe  sundim të ligjit. I kemi tri vjet përpara që t’i investojmë 49 milionë dollarë”, tha Selimi

Ky është grandi më i madh amerikan që nga paslufta, tha Selimi.

Sipas Selimit këto 49 milionë janë dëshmi e progresit.

Kujtojmë kjo  marrëveshje mes Kosovës dhe MCC-së u nënshkrua para një jave./21Media

Back to top button