Nënshkruhen dokumentet e aneksimit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbaruar fjalimin e tij dhe liderët e emëruar nga Rusia të territoreve që po pushtohen nënshkruan dokumentet formale.
Putin po i nënshkroi gjithashtu ato, por i ulur në një tavolinë disa metra larg, me ndihmësit që mbajnë dokumentet përpara dhe mbrapa, transmeton rtv21.tv.
Publiku duartrokiti teksa u prezantua çdo përfaqësues.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 30 shtator se Moska do t’i konsiderojë sulmet kundër rajoneve të aneksuara, si agresion ndaj vetë Rusisë.
Pas fjalimit të Putinit, në Sheshin e Kuq të Moskës do të mbahet një koncert.
Afër skenës së koncertit tashmë janë vendosur mbishkrimet “Donjeck, Luhansk, Zaporizhja, Herson – Rusi”./21Media

Back to top button