Nënshkruhen marrëveshjet në mes të Shqipërisë-Serbisë-Maqedonisë së Veriut

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, kanë nënshkruar pesë marrëveshjet, në kuadër të takimit për nismën “Open Balkan”.
Marrëveshja e parë e firmosur është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja e tretë është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Tjetër marrëveshje është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)./VizonPlus

Back to top button