Sa është interesimi për dozën përforcuese dhe dozën e tretë?

Deri tani në Kosovë janë dhënë mbi 3 mijë doza përforcuese dhe mbi 1 mijë e 600 doza të treta të vaksinës, ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Të interesuar për ta marrë dozen e tretë dhe përforcuese të vaksinës kryesisht janë personat me imunitet më të dobët, ka deklaruar Hoti për rtv21.tv. Por, shtoi se po presin që të rritet interesimi për shkak që është shumë me rëndësi që të merret doza e tretë dhe përforcuese.
Ne presim që interesimi të rritet, me që është shumë me rendësi që të merren krahas dozës se dytë edhe doza përforcuese dhe ajo e tretë, sidomos tani kur varianti Omicron është shpërndarë në shumë shtete dhe mund të përhapet edhe tek ne”, tha Hoti për portalin rtv21.tv
Nga fillimi i muajit dhjetor në Kosovë ka filluar të jepet doza përforcuese dhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID-19.
Nga të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
 

Back to top button