Nënshkruhet deklaratë për bashkëzbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misione ushtarake

Kosova ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar për bashkë-zbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake.
Kjo u bë në kuadër të zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake. Gjithashtu, gjatë takimit ritheksova qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë, si dhe gatishmërinë tonë për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas dhe për t’i ofruar mbështetje misioneve të NATO-s. Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona.”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button