Nënshkruhet marrëveshja e grurit
Marrëveshje për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit është nënshkruar sot në Stamboll.
Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje që do të lejojë rreth 20 milionë tonë drithëra, që kanë qenë subjekt i bllokadës ruse, të eksportohen nga Ukraina.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë “jemi krenarë që jemi instrumental në një iniciativë që do të luajë një rol të madh në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që ka qenë në agjendë për një kohë të gjatë”, përcjell rtv21.tv
Marrëveshja e sotme do të ndihmojë me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e inflacionit në mbarë botën, ka shtuar ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përshkruar paktin si marrëveshje për botën./21Media
