Nënshkruhet marrëveshja e tretë me Europolin

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL.
“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.  Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ministri njofton se kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Europol.
“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, shtoi Sveçla./21Media

Back to top button