Grabitet një market në Fushë Kosovë 

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka treguar se rreth orës 20:30 është grabitur një market.
“Në rrugën ‘Nëna Terezë’, në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30 është raportuar një grabitje në një lokal – dyqan ushqimor”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka shtuar se njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button